Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI

Kenan Spahi te Karşıyaka

Foto: BJK

Kenan Spahi te Karşıyaka


22 June, 2022 @5:28

Basketbollisti i lindur në Prishtinë, që luan me sukses basketboll ndërkombëtar, Kenan Spahi, është bërë anëtar i ri i ekipit elit turk, Karşıyaka.

Njoftimin e ka zyrtarizuar vetë klubi turk, ndërsa Spahi 27-vjeç do të jetë shtesë e rëndësishme në rotacionin e skuadrës, vlerësojnë analistët e basketbollit turk.

Kenani që stinorin e kaluar e nisi te Zaragoza, ndërsa e përfundoi te Beşiktaş, ka luajtur me mesatare 11.8 pikësh, 7.5 asistimesh dhe 3.3 kërcimesh, në mesatarisht 31.8 minuta për ndedshje.

“Spahi që ka një vizion tepër të mirë për lojë, me aftësi asistimesh e pasimesh të jashtëzakonshme, përkunëdr përvojës së madhe që ka bërë duke luajtur Tofasin, Fenerbahçen, Beşiktaşin, Real Betisin e Zaragozan, ende nuk ka arritur të përmirësojë shutin e tij për tri pikë, që e ka ndaluar atë të kalojë në nivel të lojtarit standard të Euroligës,” bën të ditur analisti i njohur turk, Fersu Yahyabeyoglu.

Gjithsesi, Spahi njeh mirë trajnerin e Karşıyakas Ufuk Sarica, ndërsa pritet që me përvojën e tij të shkojë edhe më lartë me ekipin, ku shtatë stinorë më parë luante si huazim prej Fenerbahçes.


 
Të gjitha lajmet nga International