Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KËSHILLI

Kërkohen kamera në secilën palestër

Foto: FBK

Kërkohen kamera në secilën palestër


12 December, 2022 @15:25

Këshilli për Parandalim dhe Sanksionim të Dhunës dhe Dukurive Negative në ngjarjet sporive në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, përveç tjerash ka kërkuar që Ministria përkatëse të përfshijë në buxhetin e vitit 2023 edhe vendosjen e sistemit të kamerave në të gjitha palestrat sportive, ndërsa e nëjjta të bëhet edhe nëpër stadiumet e futbollit.

Ndër të tjera ky Këshill ka kërkuar që të ndalohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese të të gjitha tifozërive në ndeshjet e basketbollit që organizohen nga FBK-ja deri në një njoftim të ardhshëm.

Këshilli ka mbajtur mbledhjen pas incidenteve në finalen e Superkupës së Kosovës organizuar nga FBK, ku u takuan Prishtina dhe Trepça.

Gjithashtu, është kërkuar që tifozëritë e paregjistruara të regjistrohen në MPB si dhe t’i deponojnë emrat e anëtarëve të kryesisë dhe të gjithë anëtarëve tjerë në Drejtori për Sport në komunat përkatëse.

Mbetet të shihet se cilat nga këto kërkesa të “Këshillit…” do të implementohen.


 
Të gjitha lajmet nga