Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SONTE NJËRA SKUADËR FESTON!

Koha për titullin e kampionit!

Koha për titullin e kampionit!


18 May, 2023 @8:09

Në ora 20:00 në Minatori sot fillon ndeshja. Ndërsa basketbollistët në të gjelbëra dhe në të verdha do të dalin në betejën e fundit për të kërkuar fitoren, në atë që doli të jetë seria më e gjatë e finales së playoffit që prej 11 vitesh!

Trepça e drejtuar nga Ilir Selmani, që del në duelin e tretë të finales pas largimit të Engin Gençoglut nga ekipit, do të kërkojë shfrytëzimin e terrenit vendas, ndërsa Peja e drejtuar nga Rami Hadari do të kërkojë trofeun e parë të këtij stinori, në finalen e dytë që po dalin, pasi që humbën finalen e BIBL nga Hapoel Beer Sheva gjatë muajit të kaluar.

PLAYOFF SKEMA

Të dyja skuadrat kanë qenë në finale në dy vitet e fundit të playoffit të Superligës dhe të dyja janë mposhtur nga Ylli, që mori titujt e vitit 2021 dhe 2022. Palestrat kanë qenë të stërmbushura në secilën përballje, me atmosferë të jashtëzakonshme dhe pa incidente për tu theksuar, ndërsa e njëjta pritet edhe sonte, derisa biletat janë shitur qysh dje. Seria është 2-2 dhe u shtye në maksimum, ku sonte ndeshja e pestë përcakton fituesin e titullit.

A do t’ia dalë Drilon Hajrizi me shokë që t’ia kthejë Trepçës titullin kampion për herë të parë që prej vitit 2012, apo Arti Hajdari do të bëhet kapiteni i parë i Pejës që arrin titullin e parë që prej 2013 - do të mësojmë sonte, ku në fund xehetarët do të festojnë titullin e katërt në histori (2000, 2001, 2012 dhe sivjet) ose Peja të shtatën (1993, 1994, 1995, 1996, 2004, 2013 dhe sivjet). Rreth orës 22:00 festa do t’ia nis… e a do të festojnë Torcidat apo Shqiponjat - do të shohim.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga