PP: PRIZRENI - PEJA

Koljevic shkëlqen në çerekun e dytë, Prizreni avancon
17 September, 2022 @20:14
Ka përfunduar çereku i dytë i ndeshjes ndërmjet Prizrenit dhe Pejës në Sezai Surroi, ndërsa në këtë 10-minutësh është dalluar Ivan Koljevic i cili ka vazhduar edhe me dy treshe për të bërë bilansin e tij 4/5 me tri pikë, ndërsa pjesën e parë që përfundoi me rezultat 51-42 për Prizrenin, ai e ka kryer me 16 pikë e 7 asistime!
Te Peja më i dalluari aktualisht është Rodney Purvis me 13 të shënuara. Pas barazimit në çerek të parë me 26-26, çereku i dytë i takoi prizrenasve me 27-16.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.