KOSOVA U20
Kosova e fillon kampionatin me humbje
15 July, 2016 @14:52
Në ndeshjen e parë të Divizionit B në kuadër të Kampionatit Evropian për grupmoshat U20 që po zhvillohet në Greqi, Kosova është mposhtur me rezultat të thellë nga përfaqësuesja e Holandës.
Holandezët ishin në epërsi gjatë gjithë takimit, duke e thelluar epërsinë që në çerekun e parë, i cili përfundoi me rezultatin 21-6 në disfavor të Kosovës. Më pas, ndeshja vazhdoi pa shumë histori, me Holandën që fitoren e kishte pothuajse të siguruar gjatë gjithë kohës. Ndeshja u mbyll me rezultatin 69-40.
Më të dalluarit për Përfaqësuesen e Kosovës ishin Andi Shehu me 12 pikë e 5 kërcime dhe Ermir Gashi me 11 pikë e 5 kërcime
Pas Holandës, Kosova në kuadër të Grupit C do të takohet edhe me Shqipërinë, Britaninë, Greqinë vendase dhe Irlandën.