EURO U-20/ DIV B
![Shqipëria e pafuqishme ndaj Britanisë Shqipëria e pafuqishme ndaj Britanisë](https://topsporti.com/images/uploads/_new_article_sans/Lekndreaj_Dod_try_to_score_from_close_range_%40_albania_vs_great_britain_euro_u20_fiba_div_b.jpg)
Fotografitë: FIBA.com
Shqipëria e pafuqishme ndaj Britanisë
15 July, 2016 @12:43
Basketbollsitët e Shqipërisë U-20 nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë në ndeshjen hapëse të europianit, reprezentacionit të Britanisë së Madhe.
Britanikët në çdo çerek kanë qenë më të mirë se shqiptarët duke e shtuar diferencën kështu pas çdo 10 minutëshi.
Steel, Gordon dhe Dang Akodo kanë qenë më të dalluarit te ekipi i ishullit në fitore ndaj kuqezinjëve.
Ndërsa te ekipi shqiptar, që po drejtohet nga malazezi Darko Vujacic, Celis Tafilaj, Dodë Lekndreaj dhe Bruno Zyka kanë qenë ata që më së shumti dhanë te kuqezinjtë.
Pas kësaj ndeshjeje, Shqipëria nesër në ndeshjen e dytë të grupit përballet me Kosovën.