KOSOVA U18 - MESHKUJT

Foto: FBK
Kosova e pandalshme, fiton edhe ndeshjen e dytë
9 July, 2016 @18:38
Pas fitores në ndeshjen e djeshme ndaj San Marinos, Përfaqësuesja U18 e Kosovës në basketboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Uellsit në kuadër të Divizicionit C në Kampionatin Evropian.
Djemtë nga Kosova ishin në epërsi pothuajse gjatë gjithë takimit, me pjesën e parë që u mbyll me epërsi prej 16 pikësh, 28-44. Ndeshja u mbyll me rezultatin 76-62.
Më të dalluarit për Përfaqësuesen e Kosovës ishin Vigan Gashi dhe Gent Shala. Gashi ndeshjen e mbylli me 17 pikë e 9 kërcime, ndërsa Shala realizoi double-double me 13 pikë e 13 kërcime.
Pas dy fitoreve radhazi, Kosova ndeshjen e tretë e luan ndaj Maltës ditën e hënë.