Ç2: KOSOVA - SLLOVAKIA
Kosova shkon me epërsi në pushim
20 February, 2021 @19:41
Pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovakisë ka përfunduar me epërsinë e dardanëve, të cilët kanë shkuar në pushim me avantazh dy pikësh, 37-35.
Koshashënuesi më i mirë gjatë kësaj periudhe për ekipin tonë ishte Dardan Berisha, i cili shënoi 10 pikë, derisa te ekipi kundërshtar një pikë më pak shënoi Vladimir Brodziansky.
Ndeshja Kosovë - Sllovaki po zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2023, ndërsa fituesi i kësaj përballjeje do ta sigurojë kualifikimin në fazën e dytë të këtij kompeticioni.