KOSOVA U16
Kosova U16 nis përgatitjet intensive
Teksti: FBK
2 August, 2021 @15:46
Pas shumë grumbullimeve, basketbollistët e Kosovës U16 nga dita e diel (dje) kanë filluar përgatitjet intensive për FIBA U16 European Challenger.
Ky kampionat do të zhvillohet në Prishtinë, nga 16 deri më 21 gusht dhe është i rëndësishëm për djelmoshat e rinjë të Kosovës U16.
Stërvitjet po zhvillohen dy herë në ditë, derisa po udhëhiqen nga përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Dritëro Sefaja.
Kosova U16 është në grup me Luksemburgun, Shqipërinë, Gjibraltarin, Moldavinë dhe Maltën.