FIBA W U20 EURO CHALLENGERS
Kosova U20 mbyll grupet me fitore
18 July, 2021 @22:40
Fitorja e parë e vajzave U20 të Kosovës ka ardhur ndaj Maqedonisë Veriore U20 sonte, në një ndeshje të dy skuadrave pa fitore deri tash në Grupin E, ku të përzgjedhurat e trajnerit Ahmet Furkan Saglik kanë fituar në momentet e fundit të ndeshjes 63-62 [13-15, 16-10, 21-21 dhe 13-16].
Epërsia e arritur në pjesë të parë të ndeshjes ka vendosur duelin, ndërsa mungesa e Astera Tuhinës te Kosova U20 nuk është vërejtur fare, derisa skuadra ka shënuar fitoren e parë në fazën grupore, në ndeshjen e fundit të grupit.
Kështu, Kosova U20 ka dalë nga fundi i tabelës dhe me fitore është ngjitur mbi Maqedoninë e Veriut me bilans 1-3, derisa organizatoret kanë shkuar në 0-4.
Agnesa Rrahmani ka qenë më efikasja te Kosova U20 sonte, duke shënuar 18 pikë dhe duke luajtur tërë ndeshjen, pa pushim - të 40 minutat. 13 pikë i ka shënuar Arbë Hashani, që ka luajtur edhe me 7 kërcime e 6 asistime, ndërsa pikë dyshifrore ka shënuar edhe Tringa Ukaj, që kreu ndeshjen me 10 pikë.
Shuti i maqedonaseve në fund, nuk u fut në kosh, në sulmin e fundit të ndeshjes dhe kështu Dardanet e reja me fitore përmbyllën grupin.
TABELA PËRFUDIMTARE E GRUPIT E:
Sllovakia 4-0 |
|||
Rumania 3-1 |
|||
Luksemburgu 2-2 |
|||
Kosova 1-3 |
|||
Maqedonia Veriore 0-4 |