KB VËLLAZNIMI
Kovaqi rikthehet te Vëllaznimi
28 January, 2017 @12:47
Përmes një komunikimi për Borozani.com, Beq Kovaqi e ka konfirmuar rikthimin e tij te skuadra e Vëllaznimit.
Edhe pse në fund të sezonit vjeshtor ishte konfirmuar largimi i tij nga skuadra gjakovare, sot Kovaqi e pohoi rikthimin e tij te Vëllaznimi. Për më tepër, ai është në dispozicion të trajnerit Kumnova që nga ndeshja e sotme, që Vëllaznimi e luan ndaj Rahovecit me fillim nga ora 16:00.