Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALL STAR

Krasniqi publikoi listën

BOROZANI/ Erdis Driza

Krasniqi publikoi listën


12 February, 2013 @16:15

Pas lajmit për organizim të ndeshjes all star në ditën e pavarësisë nga FBK-ja, përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Arben Krasniqi, menjëherë ka publikuar edhe listën e lojtarëve që do të luajnë në këtë ndeshje.

Krasniqi në ekipin e tij ka ftuar nga katër basketbollistë prej skuadrave Peja, Sigal Prishtina dhe Trepça, derisa nga skuadra e Sigkos Bashkimit, që renditen në pozitën e tretë të BKT Superligës, nuk është ftuar asnjë basketbollistë vendor.

Në anën tjetër, ekipi i përbërë nga basketbollistët e huaj do të drejtohet nga trajneri i Pejës, Rudolf Jugo dhe ai i Sigkos Bashkimit Muharem Vugdalic, ndërsa të ftuar do të jenë të gjithë të huajtë që aktualisht luajnë në skuadrat kosovare.

Sikurse Arben Krasniqi, edhe përzgjedhësja e përfaqësueses së Kosovës tek femrat, Resmije Juniku, ka publikuar listën e dymbëdhjetë lojtareve që do ta përfaqësojnë shtetin tonë, kundër ekipit përfaqësues së Shqipërisë.



Lista e përzgjedhur nga Arben Krasniqi (meshkujt)

1 Samir Shaptahovic Peja
2 Dardan Berisha Peja
3 Alban Veseli Peja
4 Ersid Luca Peja
5 Imer Tahiri Trepça
6 Gazmend Asllani Trepça
7 Drilon Hajrizi Trepça
8 Samir Zekiqi Trepça
9 Fahri Breca Sigal Prishtina
10 Edmond Azemi Sigal Prishtina
11 Granit Rugova Sigal Prishtina
12 Fisnik Rugova Sigal Prishtina
13 Urim Zenelaj RTV 21


Lista e përzgjedhur nga Resmije Juniku (femrat)

1 Arbnore Përquku Sigal Prishtina
2 Vlora Idrizaj Penza
3 Valbona Bytyqi Penza
4 Aurora Muhaxheri Penza
5 Fiona Beqiri Penza
6 Ilirjana Berisha Penza
7 Vlera Pallaska Vëllaznimi
8 Gentiana Ismaili Sigal Prishtina
9 Irma Konjusha Sigal Prishtina
10 Saranda Daci Sigal Prishtina
11 Nora Gacaferri Penza
12 Zërina Shatri Sigal Prishtina

 
Të gjitha lajmet nga