Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - BASHKIMI

Kthehet nga lëndimi, bëhet hero ndaj ish-skuadrës

Kthehet nga lëndimi, bëhet hero ndaj ish-skuadrës


16 January, 2020 @21:04

I lënduar më shumë se 3 muaj, Musab Mala, në ndeshjen e parë pas lëndimit u bë hero për Bashkimin.

Me shënimin e Musabit në sekondat e fundit të ndeshjes, Bashkimi e mposhtë Trepçën me rezultat 69-70.

Trepça në 3 çerekët e parë e kishte epërsinë, derisa në çerekun e fundit skuadra prizrenase me sulme të mira arriti ta mposht Trepçën dhe t’i kthehet fitoreve pas 3 humbjeve rresht.

Corey Ross ishte koshashënuesi më i mirë te Bashkimi. Ai luajti me double-double prej 26 pikëve e 10 kërcimeve, derisa u ndihmua edhe nga Stivie Clark me 10 pikë të tjera, duke qenë të vetmit me pikë dyshifrore te Bashkimi.

Te Trepça nuk mjaftuan për fitore 24 pikët e DJ Hanesit.

TABELA AKTUALE

Bashkimi gjendet në pozitën e katërt me 12 fitore e 6 humbje, derisa Trepça me 4 fitore e 13 humbje është në zonën e rrezikshme.

Kjo ishte gjithashtu humbja e parë e Trepçës prej që erdhi në krye të skuadrës trajneri Neven Plantak.

Në xhiron tjetër Bashkimi pushon, ndërsa Trepça takohet me Yllin.


 
Të gjitha lajmet nga