"STATS DON'T LIE" NGA FIBA EUROPE
Ku humbi hapin Prishtina?
1 December, 2015 @23:11
Në njoftimin pas ndeshjes për ndeshjen Sigal Prishtina - AEK Larnaca, FIBA Europe Cup në sektorin “Stats Don’t Lie” (Statistikat nuk rrejnë) ka shkruar se bardhekaltërit humbën hapin kur filluan të dështojnë nga tentimet për tre pikë.
“Rikthimi i Sigal Prishtinës u ndërpre kur ata dështuan të shënojnë 6 tentimet për tre pikë. Para kësaj, ata kishin shënuar 10 nga 27, por humbën hapin kur iu desht më së shumti,” ka cekur faqja zyrtare FIBA Europe Cup sonte.
Përndryshe, Sigal Prishtina ka shutuar 33 herë për tre pikë sonte, derisa ka shënuar 10 herë.
Nga të gjitha tentimet për tre pikë sonte te Sigal Prishtina: Yll Kaçaniku 0/1, Edmond Azemi 2/3, Dardan Berisha 4/11, Stanimir Marinov 2/4, Gëzim Morina 1/3, Mohamed Abukar 0/3, Khalid El Amin 1/7 dhe Blerim Mazreku 0/1.
AEK Larnaca me fitore ndaj Sigal Prishtinës ka siguruar kualifikimin në fazën e dytë të FIBA Europe Cup, pas Energias që ka përfunduar grupin si vend i parë.