EUROPA LEAGUE
Laçi eliminohet në minutat shtesë
17 September, 2020 @20:59
Skuadra e Laçit, duke pësuar dy gola në minutat shtesë nga Hapoel Beer Sheva, është eliminuar nga Europa League.
Laçi e mbante epërsinë minimale me golin e Kyrian Nwabuezes nga minuta e 59’, derisa i pësoi dy gola nga Jhonatan Agudelo në minutën e 90+1’ dhe Gaetan Varenne në minutën e 90+4’ dhe e humbi ndeshjen me rezultat 1-2.
Skuadra shqiptare në fazën e kaluar e kishte mposhtur Keshlan me rezultat 1-0, derisa u eliminua në rrethin e dytë të Europa Leagues.