SIGAL PRISHTINA
Lehtë në gjysmëfinale
1 March, 2016 @20:32
Shumë më lehtë sesa që kanë pritur, basketbollistët e Sigal Prishtinës kanë arritur të shënojë fitore ndaj Kozuvit maqedon për të siguruar gjysmëfinalen e ligës ballkanike.
Ekipi i Antonis Constantinidesit është në rrugë të mirë për të mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar, ndërsa që nga çereku i parë është vërejtur dominimi i fuqishëm i bardhekaltërve në ndeshje dhe probleme në vazhdim nuk ka pasur, derisa kanë arritur lehtë te fitorja.
Mohamed Abukar ka qenë në element sonte, duke shënuar 22 pikë, 4 kërcime e 4 asistime në fitore, ndërsa janë dalluar edhe Andrew Warren me 14, Dardan Berisha me 10 si dhe Jason Washburn me 10 pikë e 8 kërcime në fitore.
Te ekipi i Marjan Ilievskit më i dalluar ka qenë Radulovic me 22 pikë të shënuara, por lojës së tij askush nuk arriti t’i ndihmojë te skuadra e Kozuvit, ku asnjëri nga basketbollistët as që arriti të realizojë pikë dyshifrore.
Sigal Prishtina tashmë ka siguruar gjysmëfinalen e BIBL pasi që ka arritur edhe fitoren e katërt nga katër ndeshjet e para në Grupin D, ndërsa për vendin tjetër që çon në gjysmëfinale do të luftojnë Peja, Levski e Kozuv.
Statistikat ekipore
SIGAL PRISHTINA | KOZUV | ||
Çereku i parë | 17 | 8 | |
Çereku i dytë | 22 | 11 | |
Çereku i tretë | 20 | 18 | |
Çereku i katërt | 15 | 19 | |
Kërcime | 31 | 37 | |
Asistime | 22 | 12 | |
Bllokada | 1 | 0 | |
Topa të vjedhur | 15 | 13 | |
Topa të humbur | 16 | 22 | |
Tentime për tre pikë | 6/22 (27%) | 5/27 (18%) | |
Tentime për dy pikë | 23/38 (60%) | 17/33 (51%) | |
Gjuajtje të lira | 10/13 (76%) | 7/12 (58%) |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Mohamed Abukar | 22 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
2 | Andrew Warren | 14 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
3 | Dardan Berisha | 10 pikë | 4 kërcime | 8 asistime |
4 | Jason Washburn | 10 pikë | 8 kërcime | 1 bllokadë |
5 | Willie Kemp | 5 pikë | 2 kërcime | 4 asistime |
6 | Blerim Mazreku | 4 pikë | 6 kërcime | - |
7 | Rinor Peci | 3 pikë | - | - |
8 | Stanimir Marinov | 2 pikë | 1 kërcime | 1 asistime |
9 | Edmond Azemi | 2 pikë | 1 asistim | - |
10 | Gazmend Sinani | 2 pikë | 1 kërcim | - |
Statistikat individuale te Kozuv
1 | Aleksandar Radulovic | 22 pikë | 16 kërcime | - |
2 | Stojan Gjuroski | 9 pikë | 8 kërcime | 5 asistime |
3 | Vladimir Brchkov | 7 pikë | 2 kërcime | 1 asistime |
4 | Ryan White | 5 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
5 | Aleksandar Sterjov | 4 pikë | 2 kërcime | - |
6 | Daniel Nacevski | 3 pikë | - | - |
7 | Goran Glavchev | 3 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
8 | Apostoli Apostolov | 2 pikë | 2 kërcime | - |
9 | Aleksej Nesovic | 1 pikë | - | - |