BASHKIMI PA TELASHE NDAJ KERASAN PRISHTINËS
Lehtë për Bashkimin sonte
28 November, 2015 @19:31
Bashkimi i Prizrenit ka arritur të shënojë fitoren e pestë të stinorit sonte, duke e mposhtur pa problem Kerasan Prishtinën e cila regjistroi disfatën e dhjetë të stinorit nga dhjetë ndeshjet e para të saj aty.
Portokallezinjtë përkundër se në çerekun e parë patën epërsi të ngushtë, më pas kanë ngritur lojën për të shtuar dallimin për të mbyllur pa problem takimin e sontëm.
Lajm i mirë për Bashkimin është rikthimi i playmakerit Imer Tahiri, që është kthyer në parket pas operacionit sot, ndërsa Tay ëaller dhe Sani Ibrahim nuk janë përdorë fare nga trajneri Petar Mijovic sonte.
Më efikasi te Bashkimi ka qenë përforcimi i fundit i prizrenasve, Marcel Jones, që ka shënuar 20 pikë dhe 6 kërcime në fitoren e ekipit të tij.
Përveç tij, vetëm edhe qendra shqiptare, Endrit Hysenagolli, ka shënuar pikë dyshifrore në këtë ndeshje për Bashkimin, derisa Mijovic i ka dhënë 20 minuta lojë talentit Arion Balluku, që ka përfunduar ndeshjen me 6 pikë, 1 asistim, 1 kërcim dhe 4 topa të vjedhur.
Te ekipi humbës më efikasi ka qenë Ardit Beqiri që ka shënuar 21 pikë, duke qenë i vetmi me pikë dyshifrore te Kerasan Prishtina, që ende është në kërkim të fitores së parë të saj në Superligë.
Statistikat ekipore
Kerasan Prishtina | Bashkimi | ||
Çereku i parë | 21 | 23 | |
Çereku i dytë | 14 | 21 | |
Çereku i tretë | 9 | 17 | |
Çereku i katërt | 19 | 24 | |
Kërcime | 27 | 43 | |
Asistime | 14 | 15 | |
Bllokada | 0 | 5 | |
Topa të vjedhur | 5 | 19 | |
Topa të humbur | 24 | 18 | |
Tentime për tre pikë | 7/23 (30%) | 7/25 (28%) | |
Tentime nga loja | 25/68 ( 36%) | 32/64 (50%) | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 6/7 ( 85%) | 14/27 (51%) |
Statistikat individuale te Kerasan Prishtina
1 | Ardit Beqiri | 21 pikë | 7 kërcime | 6 asistime |
2 | Kreshnik Muçolli | 8 pikë | 3 topa të vjedhura | - |
3 | Korab Muhadri | 7 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
4 | Genc Gashi | 7 pikë | 2 kërcime | - |
5 | Etnik Peci | 6 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
6 | Rinor Ahmeti | 6 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
7 | Dion Haxhosaj | 4 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
8 | Muhamedali Janjeva | 2 pikë | 2 kërcime | - |
9 | Dion Pllana | 2 pikë | 1 kërcim | - |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Marcel Jones | 20 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
2 | Endrit Hysenagolli | 10 pikë | 9 kërcime | - |
3 | Gerti Shima | 9 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
4 | Theron Bussey | 9 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
5 | Andi Shehu | 9 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
6 | Granit Rugova | 7 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
7 | Arbër Tolaj | 7 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
8 | Arion Balluku | 6 pikë | 4 topa të vjedhura | 1 asistim |
9 | Qërndrim Biraj | 5 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
10 | Imer Tahiri | 3 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |