VERDHEZINJTË E PANDALSHËM
Peja, stërvitet me Vëllaznimin
27 November, 2015 @20:49
Peja ka kaluar pritshëm lehtë Vëllaznimin sonte në Karagaç për të shënuar fitoren e nëntë të stinorit në Superligë. Ekipi verdhezi nuk din për humbje këtë stinor dhe fitorja ndaj Vëllaznimit nuk vihej në pyetje, por vetëm rezultati.
E përfundimtarja 123-95 u bë vetëm kur Branimir Pavic tentoi dhe eksperimentoi gjithçka ndaj kuqezinjëve të Gjakovës. Fillimi i ndeshjes tregoi çfarë dallimi ka Peja ndaj Vëllaznimit, 40-17. Më pas, ndeshja kaloi në frymë stërvitore për Pejën, derisa Pavic u dha mundësinë të gjithë basketbolllistëve në dispozicion për të treguar veten.
Me rëndësi për Pejën ka qenë kthimi i qendrës kroate Nenad Delic nga lëndimi. Ai ishte për 19 minuta në parket dhe u bë lojtari më efikas i Pejës me 22 pikë të shënuara dhe 10 kërcime, duke regjistruar double-double në rikthim.
Në përgjithësi, 5 basketbollistë të Pejës shënuan pikë dyshifrore (Delic, Hajrizi, Davis, Burwell dhe Samir Zekiqi) derisa ansjë lojtar nga 12 të pranishëm nuk la pa shënuar së paku një pikë.
Te Vëllaznimi u dallua ish lojtari i Pejës, Arian Qallaku, që ishte më efikasi në ndeshje me 27 pikë, plus 7 kërcime. Edhe gjakovarët e dinin forcën e Pejës, prandaj trajneri i tyre u dha mundësinë të gjithë basketbollistëve që të provojnë veten karshi yjeve verdhezi.
Në fund, Peja regjistroi fitoren e nëntë të stinorit në Superligë para superderbit ndaj Prishtinës, derisa Vëllaznimi në 9 ndeshjet e deritashme të stinorit ka regjistruar humbjen e shtatë, krahas 2 fitoreve që i ka.
Statistikat ekipore
Peja | Vëllaznimi | ||
Çereku i parë | 40 | 17 | |
Çereku i dytë | 26 | 25 | |
Çereku i tretë | 38 | 24 | |
Çereku i katërt | 19 | 29 | |
Kërcime | 47 | 36 | |
Asistime | 35 | 23 | |
Bllokada | 4 | 0 | |
Topa të vjedhur | 12 | 6 | |
Topa të humbur | 16 | 18 | |
Tentime për tre pikë | 16/32 (50%) | 12/31 (38%) | |
Tentime nga loja | 48/82 (58%) | 37/86 (43%) | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 11/16 (68%) | 9/13 (69%) |
Statistikat individuale te Peja
1 | Nenad Delic | 22 pikë | 10 kërcime | 2 asistime |
2 | Ronald Davis | 21 pikë | 9 kërcime | 7 asistime |
3 | Kevin Bruwell | 18 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
4 | Drilon Hajrizi | 15 pikë | 7 asistime | 1 kërcim |
5 | Samir Zekiqi | 13 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
6 | Burim Zekiqi | 8 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
7 | Sam Muldrow | 8 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
8 | Arti Hajdari | 7 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Rron Grapci | 4 pikë | 6 kërcime | 5 asistime |
10 | Leonard Mekaj | 4 pikë | 4 asistime | 3 kërcime |
11 | Blend Kadusha | 2 pikë | 1 kërcim | - |
12 | Fisnik Rugova | 1 pikë | 2 asistime | - |
Statistikat individuale te Vëllaznimi
1 | Arian Qallaku | 27 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
2 | Gent Zeka | 17 pikë | 10 asistime | 5 kërcime |
3 | Sami Hajzeri | 17 pikë | 5 asistime | 4 kërcime |
4 | Blendi Matoshi | 16 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
5 | Driton Rraci | 10 pikë | 6 kërcime | - |
6 | Mehmet Kollqaku | 3 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Atik Koshi | 3 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Michel Lewis | 2 pikë | - | - |