Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS FITORES

Lekndreaj: Tash e tutje, vetëm përpara

Daniel Lekndreaj, pas fitores se mbremshme ndaj Vellaznimit/ Sshot: youtube

Lekndreaj: Tash e tutje, vetëm përpara


5 April, 2021 @12:48

Basketbollisti luftarak i Prishtinës, Daniel Lekndreaj, ka qenë në disponim të mirë pas fitores jetike të shënuar të ekipit të tij mbrëmë ndaj Vëllaznimit.

Por, ai ka thënë se nuk është mirë për Prishtinën që të gëzohet për shpëtim nga rënia. Ndërsa ka premtuar, tash të shkohet vetëm përpara.

Prishtina mposhti Vëllaznimin me 3 pikë dallim dhe tashmë ka një pikë më shumë se Vëllaznimi, një xhiro pa përfunduar stinori i rregullt.

“Nuk më vjen mirë hiç që jemi në këtë pozitë. T’u u gëzu për mos me ra prej lige. Nuk i takon kjo Prishtinës. Por gjithsesi, fitorja është me e shiju dhe shpresojmë se po shkojmë veç përpara,” ka thënë Lekndreaj për mikrofonin e kanalit transmetues të ndeshjes.

Ndërsa sa i përket rëndësisë së ndeshjes ndaj Vëllaznimit dhe pozitës që për bardhekaltërit ishte gjithçka ky duel, ai tentoi të tregohet plotësisht i sinqertë.

“Shife. Krejt sinqerisht po ju tregoj. Na kemi pasur mbi shpatulla tanë Prishtinën, Plisat, Kryesinë dhe ka qenë ndeshje me shumë emocione. Ka kenë një ndeshje jetë a vdekje dhe kurrsesi nuk guxonim me e hup këto sot. Kena luftu që çdo top që është në diskutim me e marr Prishtina. Edhe Vëllaznimi duhet vlerësu që dha sot çdo gjë në fushë,” ka thënë shkodrani 23-vjeçar.

Sidoqoftë, për Prishtinën ende nuk ka përfunduar asgjë, pasi që ekipi tash në xhiron e fundit ndaj Bashkimit luan ndeshjen që ka një rëndësi të trefishtë: PlayOff, PlayOut ose rënie nga liga!

“Ne çdo ndeshje që e bëjmë, e japim maksimumin. Në secilën ndeshje dalim për fitore. Kjo është e gjitha. Për ndeshje me Bashkimin kena me u përgatit dyfish sa me Vëllaznimin për me e fitu,” ka përfunduar deklaratën e tij pas ndeshjes basketbollisiti i kombëtares shqiptare Lekndreaj, që këtë ndeshje ndaj Vëllaznimit e përfundoi me 5 pikë të shënuara, 8 kërcime e 4 asistime si dhe 2 topa të rrëmbyer.


PAS FITORES DHE SIGURIMIT TË VENDIT TË PARË

Rifati: Nëse dëshirojnë kualifikim në evropian apo botëror, adresën e kanë

FBK Superliga

Rifati: Nëse dëshirojnë kualifikim në evropian apo botëror, adresën e kanë

05/04/21 @ 12:20

PAS HUMBJES, FLET PAVIC

Pavic: Nëse ka pak gjasa, domethënë ka gjasa

FBK Superliga

Pavic: Nëse ka pak gjasa, domethënë ka gjasa

05/04/21 @ 11:53

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (XVII)

FBK Liga e Parë

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (XVII)

04/04/21 @ 22:27

VIDEO HIGHLIGHTS

Highlights nga ndeshja Vëllaznimi - Prishtina

FBK Superliga

Highlights nga ndeshja Vëllaznimi - Prishtina

04/04/21 @ 22:00

VIDEO HIGHLIGHTS

Highlights nga ndeshja Bashkimi - Prizreni

FBK Superliga

Highlights nga ndeshja Bashkimi - Prizreni

04/04/21 @ 21:55

VËLLAZNIMI - SIGAL PRISHTINA

Rikthim i madh i Prishtinës, skuadra e fundit mësohet në javën e fundit

FBK Superliga

Rikthim i madh i Prishtinës, skuadra e fundit mësohet në javën e fundit

04/04/21 @ 20:33

Ç3: VËLLAZNIMI - SIGAL PRISHTINA

Vëllaznimi shpërthen në çerekun e tretë

FBK Superliga

Vëllaznimi shpërthen në çerekun e tretë

04/04/21 @ 20:21

Ç2: VËLLAZNIMI - SIGAL PRISHTINA

Rivalitet i madh në pjesën e parë, rezultati me vetëm 3 pikë dallim

FBK Superliga

Rivalitet i madh në pjesën e parë, rezultati me vetëm 3 pikë dallim

04/04/21 @ 19:43

Ç1: VËLLAZNIMI - SIGAL PRISHTINA

Epërsia 3 pikëshe e Prishtinës në çerekun e parë

FBK Superliga

Epërsia 3 pikëshe e Prishtinës në çerekun e parë

04/04/21 @ 19:22

STARTING FIVE

Pesëshet e para: Vëllaznimi - Sigal Prishtina

FBK Superliga

Pesëshet e para: Vëllaznimi - Sigal Prishtina

04/04/21 @ 18:49

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga