Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - SIGAL PRISHTINA

Rikthim i madh i Prishtinës, skuadra e fundit mësohet në javën e fundit

Rikthim i madh i Prishtinës, skuadra e fundit mësohet në javën e fundit


4 April, 2021 @20:33

Ndeshja jetike për mbijetesë në mes të Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës, ashtu edhe siç pritej, dhuroi një dramë të vërtetë.

Vëllaznimi megjithëse hyri në çerekun e fundit me 10 pikë epërsi, në fund Sigal Prishtina ishte ajo e cila arriti fitoren me rezultat 76-79.

Në sekondën e fundit Ty Nichols pati rastin të barazojë rezultatin dhe ta çojë ndeshjen në vazhdime, por tentimi i tij për 3 pikë nga distanca e largët përfundoi pa sukses.

Fitorja për Sigal Prishtinën do të thotë shpëtim i përkohshëm nga rënia direkte, pasi që java e fundit do të përcaktojë skuadrën e cila do të përfundojë e fundit në tabelë.

Prishtina në xhiron e fundit ka mundësi të bie nga liga, të shkojnë në Play Out apo edhe të arrijë Play Off-in, derisa Vëllaznimi mbetet mbes rënies nga liga dhe Play Out-it.

Ndeshja kaloi me rivalit të madh në pjesën e parë, ku rezultati ishte i ngushtë në të mirë të prishtinasve. Në çerekun e tretë Vëllaznimi tregoi fytyrë tjetër dhe e fitoi atë me rezultat 24-11, për të hyrë në çerekun e fundit me 10 pikë dallim, 59-49.

Por më pas në fillim të çerekut të katërt prishtinasit krijuan një seri të shpejt dhe në gjysmën e kësaj periudhe e barazuan rezultatin në 67-67. Më pas epërsia kaloi në të mirë të Prishtinës, e cila u kundërpërgjigjë në mënyrën më të mirë presingut të gjakovarëve duke shënuar disa pikë të lehta, ndërsa edhe mungesa e bonusit te vendasit i shkoi përshtati Prishtinës e cila fitoi më shumë në kohë.

Dyshja Tavin Mack dhe Nigel Johnson dhanë kontributin më të madh në këtë fitore duke shënuar 26, përkatësisht 24 pikë. Ndërsa te Vëllaznimi më të dalluarit ishin Emmanuel Omogbo me 23 pikë e 12 kërcime dhe Ty Nichols me 20 pikë e 11 asistime.

TABELA AKTUALE

Prishtina tani ka 37 pikë, një më shumë se Vëllaznimi që renditet në pozitën e fundit dhe një më pak se Trepça e Bashkimi që renditen më lartë.

Në xhiron e ardhshme dhe të fundit Prishtina luan me Bashkimin, kurse Vëllaznimi do të jetë mysafir i Pejës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga