PREJ PRIZRENI NË PRISHTINË

Leondre Washington, kalon në Ligë të Parë të Kosovës
20 January, 2023 @16:37
Nga Prizreni shkon për Prishtinë, por në ekip të kategorisë së dytë. Basketbollisti i deritashëm i Ponte Prizrenit Leondre Washington është zyrtarizuar ditë më parë si lojtar i ri i AS Prishtinës.
Ekipi ka bërë të ditur në llogarinë e klubit në rrjete sociale se ka arritur marrëveshje me Washingtonin, kur ky i fundit u nda nga bardhezinjtë e Prizrenit që garojnë në Superligë.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Washington pritet të jetë shtesë e rëndësishme për AS Prishtinën që është e fundit në renditjen tabelare të Ligës së Parë dhe nuk ka të shënuar asnjë fitore deri tash, pas 20 ndeshjeve të zhvilluara.
Ai te Prizreni së fundi ka pasur mesatare prej 5.2 pikëve, 1.8 kërcimeve dhe 1 asistimi për ndeshje, derisa aty qëndroi 1 muaj. AS Prishtina këtë xhiro takohet me Dritën.