ME LICENCA
Licenca nga FIBA për të huajt e Superligës
Teksti: FBK
25 August, 2015 @9:35
Që nga sezoni 2015/16, lojtarë te huaj që regjistrohen në ekipet e Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në basketboll, duhet të regjistrohen edhe në FIBA Europë dhe të pajisen me licenca “A” të FIBA Europës.
Lojtarët që paraqiten në gara të FIBA Europës për klube do të pajisen me licenca “B” të FIBA Europës, që shërbejnë edhe si licenca A për kampionatin kombëtar.
FBK është njoftuar nga FIBA Europa për procedurën e re të regjistrimit të lojtarëve të huaj, ku përfshihet edhe formulari i vetë deklarimit të lojtarëve të cilët transferohen nga kolexhet, shkollat dhe institucionet tjera akademike dhe për herë të parë regjistrohen në ndonjë federatë kombëtare.
FBK para fillimit të afati kalimtar do të njoftojë klubet për tarifat që duhet të paguajnë për regjistrim të lojtarëve dhe do të pajis klubet me formularët përkatës për regjistrim lojtarë të huaj.
FBK njëkohësisht apelon tek klubet që t’i përmbahen me saktësi rregullave për transferim të lojtarëve, përfshi pagesave dhe afateve për fletë lëshime (LoC) dhe pagesave për licenca të FIBA Evropës, në mënyrë që të gjitha transferet të kryhen me sukses dhe me rregull.