PRISHTINA
Lider me humbje, deri nesër
18 February, 2014 @19:23
Prishtina, e cila e filloi ndeshjen me pesëshen e parë të përbërë nga Kendrick Jones, Tay Waller, Dardan Berisha, Aurimas Kieza dhe Blerim Mazreku, e nisi mirë takimin me pikët e para të Jones-it, derisa çereku i parë kryesisht ishte i balancuar duke përfunduar me rezultat 20-18 në të mirë të malaziasve.
Me tempo të njëjtë u luajt edhe çereku i dytë, duke shkuar skuadrat në zhveshtore pranë rezultatit 38-36, derisa epërsia lëvizte herë në anën e Teodos, e herë në anën e Prishtinës.
Me të filluar çereku i tretë, skuadra nga Tivati filloi mbizotërimin e saj në lojë, duke hyrë në seri prej 20-3 në shtatë minutat e para të kësaj periudhe, ndërsa tre pikët e vetme për Prishtinën u shënuan nga Dardan Berisha.
Megjithatë epërsia maksimale e Teodos prej 19 pikëve (58-39) filloi të shkrihej në çerekun e katërt.
Bardhekaltërit të cilët hyrën në dhjetëminutëshin e fundit me pranë rezultatit 60-46, krijuan seri prej 2-13 duke e zvogëluar epërsinë deri në 3 pikë (62-59).
Kjo e detyroi trajnerin e Teodos, Miodrag Kadija, të kërkojë time-out, i cili doli i qëlluar pasi malaziasit e ngritën epërsinë përsëri me anë të pikëve të Savo Djikanovicit dhe trepikëshit të Radomir Pekicit.
Kjo epërsi në fund edhe doli të jetë e pa arritshme dhe Teodo e fitoi takimin me rezultat 76-70.
Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Savo Djikanovic i Teodos, i cili luajti me double-double prej 26 pikëve dhe 10 kërcimeve, kurse te Prishtina koshashënuesi më i mirë ishte Dardan Berisha me 20 pikë të shënuara.
Për Teodon kjo ishte fitorja e tretë rresht në Balkan League dhe e katërta në përgjithësi, derisa për Sigal Prishtinën kjo ishte humbja e pestë, karshi shtatë fitoreve deri më tani.
Megjithë humbjen, Sigal Prishtina tani është lider në Balkan League, por ekipi bullgar, Levski, i cili nesër do të përmballet me Galil Gilboan sipas të gjitha gjasave përsëri do ta rimerr kreun pasi që do të ketë një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore
Teodo | Sigal Prishtina | ||
Çereku i parë | 20 | 18 | |
Çereku i dytë | 18 | 18 | |
Çereku i tretë | 22 | 10 | |
Çereku i katërt | 16 | 24 | |
Kërcime në mbrojtje | 19 | 23 | |
Kërcime në sulm | 9 | 11 | |
Gjithsej kërcime | 28 | 34 | |
Asistime | 21 | 8 | |
Bllokada | 4 | 3 | |
Topa të vjedhur | 10 | 10 | |
Topa të humbur | 16 | 13 | |
Tentime për tre pikë | 10/29 | 6/25 | |
Tentime nga loja | 30/65 | 26/64 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 6/10 | 12/18 |
Statistikat individuale te Teodo
1 | Savo Djikanovic | 26 pikë | 10 kërcime | 1 bllokadë |
2 | Manuel Johnson | 17 pikë | 5 kërcime | 2 bllokada |
3 | Nikola Korac | 10 pikë | 7 asistime | 2 kërcime |
4 | Nikola Vucurovic | 9 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
5 | Milijan Bocka | 6 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
6 | Srdjan Subotic | 5 pikë | 5 asistime | 3 kërcime |
7 | Radomir Pekic | 3 pikë | 1 asistim |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 20 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
2 | Kendrick Jones | 15 pikë | 5 kërcime | 3 topa të vjedhur |
3 | K'Zell Wesson | 12 pikë | 9 kërcime | 1 bllokadë |
4 | Aurimas Kieza | 10 pikë | 5 kërcime | 1 top i vjedhur |
5 | Josip Blajic | 8 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
6 | Blerim Mazreku | 3 pikë | ||
7 | Tay Waller | 2 pikë | 6 kërcime |