TOP PLAYERS OF PHASE I
Liderët statistikor pas fazës së parë
22 January, 2016 @9:10
Katër basketbollistë të ekipeve kosovare janë liderë statistikor nga faza e parë grupore e BIBL.
Marcel Jones, aloja amerikane e Bashkimit, Nenad Delic, qendra kroate e Pejës, Drilon Hajrizi, aloja e Pejës dhe Jason Washburn, qendra e Sigal Prishtinës - janë individët më të mirët e fazës së parë të Balkan League.
Jones është lider në listën e koshashënuesve më të mirë me 25.8 pikë për ndeshje.
Delic është lider sa i përket kërcimeve, me mesatare prej 9.2 kërcimesh për ndeshje.
Hajrizi është asistuesi më i mirë, me 5.5 asistime për ndeshje.
Kurse Washburn, është lojtari në përgjithësi me efiçencë më të mirë nga të gjithë, duke arritur kuotën e vlefshmërisë, 30.
TABELA AKTUALE E BALKAN LEAGUE
Të gjitha ekipet nga Kosova janë kualifikuar na fazën e dytë të BIBL këtë stinor 2015/16. Kurse, pasi që të përcaktohen edhe dy skuadrat tjera pjesëmarrëse të fazës së dytë ku do të garojnë Beroe, Levski 2014 dhe Lovçen, do të përcaktohen përfundimisht edhe grupet për fazën e dytë të BIBL.
TOP 3 në çdo kategori:
Koshashënuesit më të mirë: | Jones (Bashkimi) 25.8, Washburn (Prishtina) 24 dhe Penn (Kozuv) 21; | ||
Kërcyesit më të mirë: | Delic (Peja) 9.2, Shima (Prishtina) 9 dhe Washburn (Prishtina) 9; | ||
Asistuesit më të mirë: | Hajrizi (Peja) 5.5, Bussey (Bashkimi) 4.9 dhe Chatman (Mornar) 4.5; | ||
Efiçenca: | Washburn (Prishtina) 30, Jones (Bashkimi) 29.3 dhe Delic (Peja) 23.2; |