Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - VLLAZNIA

Lideri pa telashe ndaj Vllaznisë

Lideri pa telashe ndaj Vllaznisë


18 January, 2022 @20:38

Lideri dhe kampioni aktual i Ligës Unike, Ylli, ka kaluar pa telashe pengesën e quajtur Vllaznia në kuadër të xhiros së tetë të kampionatit mbarëkombëtar.

Derisa Ylli prej se mori epërsinë nuk e lëshoi deri në fund të ndeshjes, duke e ngritur vazhdimisht atë, për të lëshuar “pe” në 10-minutëshin e fundit, fitorja erdhi lehtë me 86-67 [32-14, 16-18, 23-11, 15-24].

Vllaznia në anën tjetër me probleme brenda klubit, që u mor nga Bledar Gjeçaj trajner sot, për tu shpëtuar nga kriza nuk ka arritur t’i bëj ballë shumë suharekasve, derisa u mposhtën me 19 pikë dallim.

Kapiteni Gëzim Morina ishte më i dalluari te Ylli. Ai në 28 minuta lojë shënoi 17 pikë, 6 kërcime e 5 asistime në fitoren e skuadrës.

Pos tij, me 14 pikë u dallua Henrik Sirko, ndërsa 13 të tjera shënoi Mikaile Tmusic.

Te Vllaznia më efikasi ka qenë Charleston Dobbs që ka shënoi 20 pikë për shkodranët, e pashpresë për më shumë sot.

Pas kësaj ndeshjeje, Ylli bën bilansin 7-1 në Ligën Unike, ndërsa Vllaznia bëhet 1-7, e fundit në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike