Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONATI JUNIOR NBA

Lidhja e Prizrenit (Celtics) fiton edicionin e dytë të Jr. NBA

Foto: FBK

Lidhja e Prizrenit (Celtics) fiton edicionin e dytë të Jr. NBA


Teksti: FBK

10 January, 2024 @11:11

Ka përfunduar edicioni i dytë i JR NBA Kosovës, një projekt për zhvillimin e gjeneratave të reja.

Ky ishte edicioni i dytë i kësaj gare, ku kanë marrë pjesë 30 shkolla fillore (11-13 vjeç) nga e gjithë Kosova dhe më pas ishin ndarë në dy Konferenca (Lindore e Perëndimore) dhe gjashtë Divizione.

Ky është një projekt madhor nga Federata e Sportit të Republikës së Kosovës dhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Pas garave që u zhvilluan në qytete e mëdha të Kosovës, të martën (sot) u zhvillua Final 4 i kësaj gare në Prishtinë.

Në gjysmëfinalen e parë u ndeshën Boston Celtics (Lidhja e Prizrenit) dhe Milwauke Bucks (Motrat Qiriazi) 49:34, ku Boston-i arriti të bëhet finalisti i parë.

Ndërkohë, gjysmëfinalja e dytë u zhvillua ndërmjet Houstonit Rockets (Avdullah Shabani) dhe Portland Trail Blazzer (Xhemajl Muatafa), ku pas një ndeshje të jashtëzakonshme, madje edhe në vazhdime fituesi u përcaktua në sekondat e fundit, Portlandi fitoi 43:44. 

Finalja u zhvillua mes Boston-it dhe Portland-it, ku Boston Celstis ishte më i mirë dhe fitoi 54:22.

Medaljet e argjendta i kanë ndarë Drejtori Teknik i FBK-së, Arben Krasniqi dhe Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3, Artina Hasani, ndërsa unazat e kampionit i kanë ndarë Kryetari i Federatës së Sportit të Republikës së Kosovës, Adrian Telaku dhe sekretari i kësaj federate, Agron Dubovci.

Federata e Sportit Shkollor e Republikës së Kosovës ka dhënë ndihmë të madhe dhe kyçe që ky projekt shumë i madh për basketbollin e Kosovës të realizohet.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga U18