Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE

Liga e Kampionëve vazhdon në shtator-tetor, me sistem tjetër

Foto: BCL

Liga e Kampionëve vazhdon në shtator-tetor, me sistem tjetër


2 May, 2020 @14:41

Takimi i Bordit të Ligës së Kampionëve të Basketbollit (BCL) ka ardhur në përfundim që stinori 2019/20 i kësaj lige, që konsiderohet më e forta nën ombrellë të FIBA Europe, të vazhdojë në shtator dhe tetor të këtij viti.

“BCL konkludon e sezoni 2019/20 do të përfundojë me një qytet që do të organizojë ndeshjet e Final 8, ku me sistem eliminimi do të shkohet deri në finale, në ndeshjet që do të zhvillohen prej 30 shtator deri më 4 tetor,” ka bërë të ditur njoftimi i BCL.

Përndryshe, nikoqiri dhe lokacioni për Final 8 të BCL-së do të vendoset në ndërkohë.

Njashtu, aty është bërë e ditur se katër skuadrat që po kërkojnë të arrijnë në Final 8 dhe nuk kanë arritur të zhvillojnë ndeshjet e kthimit në PlayOff [Dijon vs Nizhny Novgorod dhe Tenerife vs Oostende] do të luajnë ndeshjet e tyre së pari, për të përcaktuar emrat e pjesëmarrësve në Final 8.

Çerekfinalen e kanë siguruar: Zaragoza (që do të luajë në Final 8 me fituesin e përballjes Tenerife-Oostende), pastaj Nymburk që do të ndeshet me AEK-un, Ankara TT (që do të luajë në Final 8 me fituesin e përballjes Dijon-Novgorod) dhe Hapoel Yahav Jerusalem - San Paolo Burgos.

Deri në stinorin e kaluar, me sistemin vajtje-ardhje janë zhvilluar duelet deri në Final Four të garës, ku katërshja më e mirë është ndeshur në sitem eliminimi për të marrë trofeun, ndërsa humbësit e Final Four kanë luajtur për vend të tretë.

Fitues të deritashëm të BCL-së që është garë e re e FIBA Europe dhe ka nisur katër stinorë më parë janë: Tenerife (2016/17), AEK (2017/18), Virtus Bologna (2018/19).

Fituesi i garës shpërblehet me 900 mijë euro.

Në para stinor të BCL-së, Prishtina tentoi për herë të tretë kualifikimin në fazën grupore të garës, por përsëri ka qenë e pamundur. Legia mposhti dy herë ngushtë Prishtinën për ta eliminuar që në raundin e parë të kualifikimeve 81-79 dhe 85-83, në duelet që u zhvilluan më 17 dhe 20 shtator 2019.


 
Të gjitha lajmet nga International