ALEKSANDAR TODOROV
Liga e Kosovës s’është shumë e fortë
Intervista e dhënë për balkanleague.net
7 February, 2017 @18:33
Në një seri të shkrimeve për trajnerët e ekipeve të Ligës Ballkanike, Aleksandar Todorov, trajner i Pejës ka folur për faqen zyrtare të BIBL, ku ka dhënë detaje interesante për veten dhe ekipin e tij aktual.
Ndër të tjera ai ka bërë të ditur se BIBL është garë e qëlluar për ekipet kosovare, pasi që Superliga e Kosovës, nuk është shumë e fortë, për shkak të dallimit të madh të katërshes së parë ndaj katërshes së dytë të ekipeve.
“Pas ndeshjeve në FIBA Europe Cup, BIBL është pjesë e rëndësishme e stinorit për ne, pasi që e dini se Liga e Kosovës nuk është aq e fortë, për shkak të dallimit të madh të 4 ekipeve të para ndaj atyre të poshtme. Kështu, të luajmë çdo të mërkurë nga një ndeshje të fortë, është kruciale për stinorin tonë,” ka thënë ndër të tjera Todorov.
Todorov ka pranuar se nuk flet shumë në bankë. www.Borozani.com. Ai preferon të flasë me lojtarët individualisht gjatë stërvitjeve në katër sy.
“Besoj që lojtarët, sikurse çdo njeri tjetër, më lehtë e pranojnë kritikën nëse i thuhet në katër sy, sesa para një grupi ose mediave,” ka cekur trajneri maqedon i Pejës.
Gjatë karrierës së tij 20 vjeçare si trajner ai ka thënë se është faqebardhë për shkak se askujt si ka lejuar ta mposht ekipin që ka drejtuar me tentime josportive.
“Jam krenar që kam arritur të mbajë integritetin tim përgjatë gjithë karrierës,” ka thënë ai.
Theks të veçantë Todorov i ka dhënë përgjigjes lidhur me mosentuziazmin e madh të tij gjatë lojës. www.Borozani.com. Ai ka thënë se bërtitjet e trajnerit gjatë lojës ndaj lojtarëve, por as lëvdatat nuk janë arsye që i sjellin fitore ekipit.
“Asnjëherë. Nuk besoj se të qenit histerik prej anash i sjell ekipit fitoren. Në stërvitje është tjetër. Ndonjëherë mund ta ngris zërin. E njejta vlen edhe për lëvdata. Ndeshja e fundit ndaj Prishtinës në shtëpi ka qenë e tmerrshme. Nuk ka pasur mundësi as të lëvdoj lojtarët për ndonjë akcion,” ka shtuar Todorov, kampion i BIBL në vitin 2009 dhe tre herë gjysmëfinalist.
Formula e suksesit për Todorovin është lidhja e shkëlqyer ndërmjet tre faktorëve: lojtarët - stafi trajnerëve - menaxhmenti.
“Nëse këtu njëra nuk funksionon, stinori dështon. Ndërsa nëse kësaj treshe i shtohet edhe faktori i tifozëve, atëherë përveç suksesit vjen edhe kënaqësia, gjë që e kam provuar në disa ekipe më parë në karrierë.”
KARRIERA E TODOROVIT:
2001-2002: KK Kumanovo 2002-2004: Vardar Imperial Skopje 2004-2005: Fon (Superleague) 2005-2006: Toa sum jas (D1) 2006-2007: Cukurova University 2007-2008: MZT Skopje 2000 2008-2011: Rilski Sportist Samokov 2011-2013: KK MZT Skopje Aerodrom 2013-2014: Balkan Botevgrad 2014-2015: CS Energia Rovinari Targu Jiu (Romania-Liga Nationala), para-stinorit kalon te Balkan Botevgrad 2015-2016: CS Dinamo Bucuresti 2016-2017: KB Peja |
Kryetrajner: Reprezentacioni i kadetëve të Maqedonisë - 1998 Ndihmëstrajner: Maqedonia U20 - 2000 Kryetrajner: Maqedonia U20 - 2001 Ndihmëstrajner: Reprezentacioni senior i Maqedonisë - 1999-2002 |
DATËLINDJA: 17 korrrik 1973, Shkup. |