CAVALIERS vs WIZARDS
Cleveland ndërpren serinë e Washingtonit
7 February, 2017 @8:23
Seria prej 17 fitoreve rresht për Washingtonin në “Verzion Center” përfundoi sot në ndeshje ndaj kampionit aktual, Cleveland Cavaliers, në një ndeshje tejet interesante.
Skuadra e Washingtonit ishte tre pikë në epërsi në sekondat e fundit të ndeshjes, por super ylli i Cavs, LeBron James, shënoi treshe për ta derguar ndeshjen në vazhdime.
Gjatë vazhdimeve, James e bëri gabimin personal të gjashtë dhe u detyrua të largohet nga loja (për herë të parë qysh nga janari i vitit 2014), por megjithatë, kampioni aktual i NBA-së, arriti ta mposht kundërshtarin me rezultat 140-135.
Kevin Love ishte koshashënuesi më i mirë te Cavs, me 39 pikë, derisa LeBron luajti me 32 pikë, 17 asistime e 7 kërcime.
Ndërkaq te ekipi nga kryeqyteti më i dalluar ka qenë Bradley Beal, që shënoi 41 pikë gjatë ndeshjes.
Kjo ishte fitorja e tretë me radhë për Clevelandin dhe e 35-ta në total, ndërsa Wizards në palestrën e tyre u mposhtën pas 17 ndeshjeve rresht dhe gjenden në pozitën e katërt në Konferencën Lindore.
FAKT:
LeBron James në këtë ndeshje ka shënuar rekord personal të asistimeve në karrierë, 17. |