BASHKIMI-VËLLAZNIMI
Bashkimi mposht Vëllaznimin me 31 pikë epërsi
5 February, 2017 @17:41
Fitore e lehtë për Bashkimin sot në duel ndaj Vëllaznimit të Gjakovës të zhvilluar në Prizren. Vendasit nuk kanë pasur thuajse asnjë problem gjatë ndeshjes për të arritur te fitorja e 12 e stinorit dhe këtë e kanë arritur me 31 pikë epërsi ndaj mysafirëve nga Gjakova, 90-59.
Më efikasi te Bashkimi ka qenë Marko Popovic me 24 pikë të shënuara e 6 asistime, ndërsa amerikani i vetëm i ekipit, Kayel Locke ka regjistruar double-double prej 19 pikëve dhe 10 kërcimeve në fitore. I riu Edmond Kryeziu ka shënuar 15 pikë, prej të cilave 3 treshe, prej 7 tentimeve që kishte. Ekipit sot iu kthye edhe Gazmend Sinani, që shënoi 8 pikë në ndeshje.
Beqë Kovaçi ka qenë më efikasi te Vëllaznimi, por edhe njeriu i vetëm që ka shënuar pikë dyshifrore, 22. Mirëpo, koshashënuesit më të mirë të kuqezinjëve sonte i ka munguar përkrahja më e madhe nga bashkëlojtarët për të arritur një befasi potenciale.
Pas kësaj ndeshjeje, Bashkimi merr vendin e tretë të Superligës, me bilanc 12-3, ndërsa Vëllaznimi mbetet me 2 fitore dhe i shtohet humbja e 15 e stinorit.
BASHKIMI
1 | Marko Popovic (22:46) | 24 pikë | 4 kërcime | 6 asistime |
2 | Kayel Locke (37:30) | 19 pikë | 10 kërcime | 4 asistime |
3 | Edmond Kryeziu (22:10) | 15 pikë | 2 kërcime | - |
4 | Qëndrim Biraj (22:26) | 9 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
5 | Gazmend Sinani (16:15) | 8 pikë | 8 kërcime | - |
6 | Arion Balluku (14:43) | 7 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
7 | Imer Tahiri (12:46) | 4 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
8 | Arian Tahiri (22:40) | 2 pikë | 5 kërcime | 6 asistime |
9 | Mikaile Tmusic (20:43) | 2 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
10 | Albion Biraj (4:23) | 0 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
11 | Ardit Memçaj (3:32) | 0 pikë | - | - |
VËLLAZNIMI
1 | Beqë Kovaçi (39:10) | 22 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
2 | Gent Zeka (36:27) | 9 pikë | 8 kërcime | 3 asistime |
3 | Musab Malaj (21:19) | 9 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
4 | Atik Koshi (30:26) | 8 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
5 | Kreshnik Avdija (24:56) | 7 pikë | 3 kërcime | - |
6 | Driton Rraci (18:40) | 2 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
7 | Leutrim Berisha (24:37) | 2 pikë | 6 kërcime | - |
8 | Ardit Zeka (3:32) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Drin Domi (0:49) | 0 pikë | - | - |
10 | Dardan Brovina | - | - | - |