PJESA E PARË: BASHKIMI - VËLLAZNIMI
Bashkimi në epërsi pas pjesës së parë
5 February, 2017 @16:45
Skuadra e Bashkimit është në epërsi të kontrollueshme pas pjesës së parë të përfunduar në ndeshje ndaj Vëllaznimit, që po zhvillohet në “Sezai Surroi”.
Ekipi prizrenas fitoi çerekun e parë 22-12 ndërsa çereku i dytë kaloi pak më shumë me baraspeshë, për të përfunduar 27-21 dhe në total, 49-33 pas 20 minutave lojë.
Më i dalluar te Bashkimi deri tash është Marko Popovic me 17 pikë të shënuara, ndërsa te Vëllaznimi Beqë Kovaçi me 17 sosh.