Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA FEDERATA

Liga e përbashkët Kosovë-Shqipëri, në pritje të dritës së gjelbër

Liga e përbashkët Kosovë-Shqipëri, në pritje të dritës së gjelbër


4 June, 2020 @12:29

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) janë në vlugun e përgatitjeve për krijimin e Ligës së Përbashkët, që pritet të fillojë në shtator të këtij viti.

Ekipet teknike të FBK-së dhe FSHB-së të udhëhequra nga Sekretarët e Përgjithshëm, sot i kanë përfunduar përgatitjet e draft dokumenteve të nevojshme për krijimin dhe jetësimin e Ligës së Përbashkët, Kosovë-Shqipëri.

“Për dy javë aq sa kemi pasur kohë ne si ekipe teknike i kemi përgatitur të gjitha dokumentet natyrisht në formë të drafteve, pasi që ato fillimisht duhet të marrin dritën e gjelbër nga kryetarët e të dyja Federatave dhe nga Bordet Ekzekutive të të dyja Federatave,” ka thënë Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së.

Sa i përket ekipeve pjesëmarrëse ajo ka bërë të ditur se në takimin e ardhshëm do të vendoset se cilat skuadra do të marrin pjesë.

“Ndërkaq në mbledhjen e radhës së Bordit të FBK-së pritet të diskutohet dhe të vendoset për ekipet nga Kosova që pritet të marrin pjesë në këtë ligë, derisa të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Shqipëria,” ka shtuar Dushku për faqen zyrtare të FBK-së.

Duhet theksuar se në ekipin teknik të FBK-së për përgatitjen e dokumenteve për Ligën e Përbashkët kanë punuar Elvira Dushku - Sekretare e Përgjithshme, Faton Kurshumlija - FIBA Instruktor Nacional dhe Leart Hoxha - anëtar i Bordit.

 


 
Të gjitha lajmet nga