BOREA - LIPJANI
Lipjani i ik rënies direkt me rekord
31 March, 2019 @15:49
Nuk ndodhi ndonjë befasi në ndeshjen ndërmjet Boreas dhe Lipjanit.
Që nga minuta e parë e ndeshjes, Lipjani dominoi kundër Boreas, për ta mposhtur kundërshtarin me rezultat të thellë 54-150.
Gjashtë lojtarë te Lipjani luajtën me pikë dyshifrore, derisa Michael Mitchell dhe Musab Mala luajtën me shifrat magjike triple-double. Mitchell u dallua me 30 pikë, 14 asistime e 13 kërcime, kurse Mala me 26 pikë, 18 asistime e 13 kërcime.
Te Borea vetëm Hamza Sylqa (12) dhe Ilir Shala (11) luajtën me pikë dyshifrore.
150 pikët e Lipjanit janë rekord pikët e tyre të stinorit, ndërsa rekordi i mëhershëm (125) ishte gjithashtu në ndeshjen ndaj Boreas.