ÇEREKU I TRETË: BASHKIMI-PRISHTINA
Ngritet epërsia 10 minuta para fundit
30 March, 2019 @20:13
Një ngulitje e Dardan Berishës dhe një dyshe e Divine Mylesit, ia kanë kthyer epërsinë Prishtinës në fund të çerekut të tretë, pasi që Bashkimi kishte arritur të barazojë rezultatin 70-70 pak para fundit të 30 minutëshit të ndeshjes.
Në çerekun e fundit të lojës Prishtina futet me epërsi 5 pikëshe ndaj Bashkimit, 75-70.
Meriton Ismaili ka marrë primatin e koshashënuesit më të mirë te Prishtina me 18 pikë të shënuara, ndërsa Jordan Capps i Bashkimit tash ka 29 të dhëna.