MATCH DAY
BOROZANI/ Lis Dorambari
Liria e pret sot Trepçën
31 January, 2013 @11:00
Kampioni i Kosovës, Trepça, sot do ta luajë ndeshjen e parë përgatitore para fillimit të stinorit pranveror në BKT Superligë. Ekipi mitrovicas do të udhtojë në Shkup për t’u përballur me skuadrën e Lirisë, e cila gjendet në vendin e dytë të Superligës së Maqedonisë.
Liria së fundi është përforcuar me ish qendrën e Sigal Prishtinës, Jeremy Price, ndërsa në skuadër ka edhe lojtarë të njohur për basketbollin kosovar si Enes Hadzibulic, Carlos Morban dhe Dime Tasovski.
Në anën tjetër, Trepça në këtë ndeshje do të luajë me përbërje të kompletuar, duke përfshirë këtu edhe përforcimin e fundit, Ryan White, i cili luajti për RTV 21-shin në stinorin vjeshtor.
Përkundër se kjo do të jetë ndeshja e parë përgatitore për Trepçën, Liria më parë ka zhvilluar edhe disa miqësore të tjera, ku vlen të ceket takimi kundër skuadrës PAOK nga kategoria elite e Greqisë, që kishte përfunduar me rezultat të ngushtë 77-75 në të mirë të grekëve.
Ndeshja Liria - Trepça do të fillojë nga ora 18:00 dhe do të luhet në palestrën Dituria në Saraj.