LIVERPOOL KAMPION!

Liverpool feston titullin e 20-të me fitore të thellë
27 April, 2025 @20:00
Pos golit të pranuar herët, e gjithë ndeshja ka folur për Liverpoolin ndërsa ekipi i Arne Slot pa asnjë problem ka dominuar ndeshjen për të shkuar te fitorja e thellë ndaj Tottenhamit 5-1 [Diaz 16’, MacAllister 24’, Gakpo 34’, Salah 63’, Udogie 69’ag.—Solanke 12’] në përballjen ku minimalisht i duhej barazimi për të siguruar titullin.
Liverpool kështu fitoi titullin e dytë të kampionit në Premier Ligë, ndërsa të njëzetin në përgjithësi të Anglisë, për tu barazuar me Manchester Unitedin në listën e ekipeve me më së shumti tituj kampioni në futbollin anglez.
Kur kanë mbetur edhe 4 xhiro deri në fund të stinorit Liverpool ka arritur kuotën e 82 pikëve, 15 më shumë sesa ndjekësi i parë Arsenal. Për trajnerin Arne Slot, sukses i jashtëzakonshëm në stinorin debutues të tij në Premier Ligë.