LLAPI - FERONIKELI

Llapi e Nikli ndahen në paqe
23 May, 2021 @17:38
Ndeshja e xhiros së fundit të Superligës të luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë mes Llapit dhe Feronikelit, përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Dy skuadrat u ndanë në paqe duke i ndarë nga një pikë për secilën, për ta mbyllur edhe stinorin në pozitë komode në mes të tabelës.
Golat e ndeshjes u shënuan në minutën 56’ nga Kastriot Selmani që e kaloi Llapin në epërsi dhe Albert Dabiqaj që e barazoi rezultatin në minutën 62’.
Llapi e mbylli stinorin në pozitën e pestë me 43 pikë, një më pak se Feronikeli, i cili falë rezultatit më të mirë në ndeshjet e ndërmjetme me Drenicën e Trepçën ‘89, i shpëtoi ndeshjes së barazhit.