Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS DERBIT

Loci: Largimi i dyshes ka qenë vendimtar

Loci: Largimi i dyshes ka qenë vendimtar


20 January, 2021 @20:39

Trajneri i Rahovecit, Bujar Loci, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes derbi, ku ekipi i tij u mposht në fund nga Peja ka thënë se përcaktues në këtë përballje ka qenë largimi nga loja i basketbollistëve Amadi Ikpeze dhe Isaiah Traylor.

“Arsyeja e vetme e humbjes sonë ka qenë sot sepse nuk kemi pasur zëvendësime për lojtarët me numër një (Ikpeze) dhe me numër tre (Traylor),” ka thënë thjesht e qartë trajneri pejan i vreshtarëve.

Traylor u diskualifikua në fund të çerekut të tretë të ndeshjes, ndërsa Ikpeze mori faulin e pestë personal 6 minuta para fundit të lojës.

Ai ka falenderuar basketbollistët tjerë të ekipit që kanë dhënë maksimumin e tyre për të çuar ndeshjen në mënyrë dramatike deri në fund, por ka ripërsëritur se mungesa e dy lojtarëve të rëndësishëm të pesëshes së parë thjesht ka qenë e pazëvendësueshme dhe humbja ka qenë rrjedhojë e saj.

Përkundër humbjes, Rahoveci mbetet ende lider i Superligës me bilans 12-4, ndërsa në xhiron që vjen vreshtarët presin Sigal Prishtinën në Mizahir Isma.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga