Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Loci: Lojtarët janë konsumuar

Loci: Lojtarët janë konsumuar


23 January, 2021 @19:48

Trajneri i Rahovecit, Bujar Loci, pas ndeshjes së sotme kundër Sigal Prishtinës ka dhënë një intervistë për K Sport.

▶️Raporti i ndeshjes

Ai humbjen përballë bardhekaltërve e arsyetoi duke thënë se lojtarët e tij janë konsumuar për shkak të mungesës së zëvendësuesve në bankë dhe orarit të ngjeshur të ndeshjeve.

“Mendoj se lodhja ka ndikuar shumë në këtë lojë jo aq të mirë të Rahovecit. Dihet se për një javë i kemi pasur tri ndeshje. Bankën nuk e kemi pasur aq sa për të bërë ndërrime të shpeshta dhe t’i pushojmë lojtarët. Mendoj që këta lojtarë janë konsumuar, kurse Prishtina ka luajtur një mbrojtje jashtëzakonisht të mirë, prandaj i uroj për fitoren plotësisht të merituar. Ne i kemi pasur 24 topa të humbur dhe mendoj që ky ka qenë gabimi më i madh që kemi bërë sonte,” ka thënë Loci.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga