Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - PRISHTINA

Prishtina fiton pas 3 humbjeve rresht

Prishtina fiton pas 3 humbjeve rresht


23 January, 2021 @17:04

Me performancën në çerekun e fundit, Prishtina triumfoi ndaj Rahovecit me rezultat 75-93.

Rezultati ishte i ngushtë gjatë gjithë ndeshjes, përveç në 10 minutëshin e fundit.

Në çerekun e katërt, Prishtina ishte skuadra që e kërkoi fitoren më shumë dhe duke pësuar 17 pikë e duke shënuar 29 pikë, e bëri dallimin më të lartë në ndeshje.

Nigel Johnson me 23 pikë, 6 asistime, 3 topa të rrëmbyer e 2 kërcime, ishte më i miri te Prishtina, kurse edhe 5 basketbollistë të tjerë shënuan pikë dyshifrore.

Te Rahoveci, shkëlqeu Isaiah Traylor me 33 pikë, 5 kërcime, 4 asistime e 4 topa të rrëmbyer, por nuk mjaftoi për fitore.

TABELA AKTUALE

Prishtina tani ka bilanc prej 5 fitoreve e 12 humbjeve dhe gjendet në pozitën e gjashtë, kurse Rahoveci me 12 fitore e 5 humbje gjendet në pozitën e parë në Superligë.

Prishtina në xhiron tjetër e pret Yllin, kurse Rahoveci takohet me Prizrenin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga