Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI SUPERLIGËS

Luftë pejane në xhiron e parë

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi

Luftë pejane në xhiron e parë


28 September, 2014 @12:57

Sot është hedhur shorti i ri në ETC Superligë, pas konfirmimit të FBK-së që sivjet do të marrin pjesë tetë skuadra.

Ndeshja më interesante e javës së parë pritet të luhet në Karagaç të Pejës, ku do të përballen dy skuadrat nga ky qytet, Peja dhe Besa.

Kampionja aktuale dhe fituesja e të gjitha trofeve në stinorin e kaluar në Kosovë, Sigal Prishtina, hapjen e kampionatit do ta bëjë në Gjakovë kundër ekipit të Vëllaznimit, që është njëra prej ekipeve më të përforcuara gjatë afatit kalimtar.

Skuadra e inkuadruar ditë më parë në Superligë, Ylli, do të luajë ndeshjen e parë para shikuesve të saj kundër skuadrës së Bashkimit, derisa Kastrioti dhe Trepça do të mundohet ta mposhtin njëri tjetrin në Ferizaj.

Superderbi në javën e dytë!

Dueli i dy superfuqive të basketbollit kosovar, Sigal Prishtina dhe Peja, për herë  të parë sivjet do të zhvillohet në xhiron e dytë të Superligës, e mikpritës i kësaj ndeshjeje do të jenë bardhekaltërit.



Kalendari sipas shortit të ri në ETC Superligë

Java 1: Ylli - Bashkimi
Kastrioti - Trepça
Vëllaznimi - Sigal Prishtina
Besa - Peja
Java 2: Bashkimi - Besa
Sigal Prishtina - Peja
Trepça - Vëllaznimi
Ylli - Kastrioti
Xhirot e radhës do të publikohen së shpejti...

 
Të gjitha lajmet nga