LJUPCHO MALINKOV
Malinkov: U mposhtëm nga një ekip shumë i mirë
23 April, 2021 @19:02
Sigal Prishtina me humbjen e sotme kundër Pejës është përshëndetur nga gara për titull kampioni.
Prishtina u mposht me rezultat 100-83, ndërsa kualifikimin tutje në gjysmëfinale e siguroi Peja.
Lidhur me këtë humbje foli trajneri i Prishtinës, Ljupcho Malinkov, i cili kritikoi lojën në mbrojtje dhe njëkohësisht lavdoi cilësinë e ekipit kundërshtar.
“Pësuam 100 pikë, prej tyre 50 në pjesën e parë. Mendoj që mbrojtja ishte në nivel shumë të dobët. Nuk luajtëm mbrojtje. Edhe në sulm patëm ca probleme, por mbrojtja ishte shumë e dobët. I uroj fat dhe suksese Pejës. Ne u mposhtëm nga një ekip shumë i mirë dhe që ka trajner shumë të mirë”, tha Malinkov për Art Sport.