BASHKIMI
BOROZANI/Edrin Shkuliqi
Malli për fitore!
16 March, 2013 @11:02
Herën e fundit kur Sigkos Bashkimi e kishte mposhtur Sigal Prishtinën në një ndeshje zyrtare është njëra ndër ndeshjet finale të play-offit të vitit 2009, në kohën kur prizrenasit udhëhiqeshin nga trajneri Jeton Nixha, ndërsa violina e portokallëve ishte Dante Gennie.
Që prej asaj kohe janë ndërruar shumë trajnerë në Prizren, kanë ardhur e kanë shkuar dhjetëra lojtarë të huaj e kosovar, por Sigal Prishtina asnjëherë nuk u mposht - as brenda, e as jashtë - asnjëherë në ndeshjet zyrtare. Në disa miqësore po, mirëpo ato mbeten miqësore dhe triumfi në to është momental.
Nesër mbrëma portokallët presin ta thejnë këtë seri të kryeqytetasve, bile edhe kapiteni i tyre Valentin Spaqi, në një deklaratë të mëhershme për Borozani.com kishte porositur se “kundërshtarët duhen të maten mirë tash e tutje kur luajnë ndaj Bashkimit”.
Në anën tjetër Sigal Prishtina e dënuar nga incidenti i fundit në ndeshje ndaj Trepçës, dëshiron fitore për të ndjekur pejanët. Dëshiron fitore për kthjellje dhe siguri në tabelë.
Në ndeshjet tjera që zhvillohen në këtë xhiro interesant pritet të jetë edhe ndeshja ndërmjet Trepçës dhe RTV 21-shit. Mitrovicasit ditë më parë në ndeshjen e Kupës mposhtën pikërisht Teleboysat për t’iu treguar se duhet të mundohen ende, në ndonjë stinor tjetër, për një vend në Final Four e kjo mund të jetë porosi edhe për play-off. Por, Teleboysat e udhëhequr nga Adin Adinovic i kanë befasuar gjatë stinorit vjeshtor në ligë mitrovicasit dhe tani kërkojnë avantazhin, përkundër humbjes në Kupë. Ndërsa Trepça e udhëhequr nga Pance Milevski, nëse asgjë tjetër e ka Drilon Hajrizin e kthyer në formën e tij të vjetër dhe tani ndeshjet ndaj Trepçës do të jenë arrë e fortë, jo vetëm për 21-shin, por për të gjitha skuadrat tjera të TOP katërshes.
Në ndeshjet tjera priten fitore të lehta të liderit Pejës ndaj Vëllaznimit si dhe Dritës ndaj Kosovës.
(Klikoni këtu për tabelën aktuale: http://borozani.com/tabelat/bkt-superliga)
BKT SUPERLIGA, NESËR:
17:30, Jeton Tërstena, Vushtrri | Trepça - RTV 21 | 1-1 Rezultati i ndeshjeve të ndërsjella | Gjyqtarë: A. Rifati, Xh. Mumini dhe A. Vula |
20:00, Karagaç, Pejë | Vëllaznimi - Peja | 0-2 Rezultati i ndeshjeve të ndërsjella | Gjyqtarë: V. Rraci, Xh. Beqiri dhe D. Pudarolli |
19:00, Sezai Surroi, Prizen | Sigkos Bashkimi - Sigal Prishtina | 0-2 Rezultati i ndeshjeve të ndërsjella | Gjyqtarë: H. Zeka, D. Mehmeti dhe E. Raqa |
19:00, Bashkim Selishta, Gjilan | Drita - Kosova Vushtrri | 1-1 Rezultati i ndeshjeve të ndërsjella | Gjyqtarë: M. Gashi, F. Ramadani dhe I. Prebreza |