Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI

Po shkruajnë histori

REUTERS/Darren Hauck

Po shkruajnë histori


16 March, 2013 @10:32

Kampioni aktual Miami, po vazhdon të shkruan histori. Rekordin e Milwaukee Bucksit, e theu pikërisht në Milwaukee që e mbanin rekordin me 20 fitore resht.

Heat, nuk pati mëshirë as në këtë ndeshje, sidomos Jamesi, i cili vendosi në çerekun e dytë ta dirigjojë skuadrën sikurse një shef i orkestrës. Ndeshja përfundoi me rezultat 107-94, King Jamesi luajti me 28 pikë, 10 kërcime e 7 asistime, ku u ndihmua edhe nga Chris Bosh me 28 sosh, si dhe nga Dwyane Wade me 20 pikë. 

Kjo seri e fitoreve, është bërë seria e tretë më e gjatë në histori të NBA-së, njëkohësisht Miami e regjistroi fitoren e 50-të në pëgjithësi këtë stinor dhe kanë 14-të humbje në Konferencën Lindore.

Ndeshjen e radhës, skuadra e trajnerit Erik Spoelstra do të luaj kundër Toronto-së.


 
Të gjitha lajmet nga NBA