MIAMI HEAT

REUTERS/Tim Shaffer
Nata historike për kampionin
14 March, 2013 @12:07
Miami Heat nuk din për humbje, ekipit të Erik Spoelstras fitoret nuk i bëhen bajat fare. Fitoren e 20-të me radhë e arritën kundër Philadelphia 76ers me rezultat 98-94.
Ndeshja ishte e barabartë deri në sekondat e fundit të ndeshjes, Philadelphia e lëkundi Miamin, por nuk arriti ta rrëzojë, ku me gabimet e vogla u dorëzuan në fund.
LeBron Jamesi ishte përsëri në skenë me 27 pikë, 8 asistime e 7 kërcime, ku u ndihmua edhe nga D-Wade me 21 pikë e 8 kërcime, ndërsa në anën tjetër shkëlqeu Thaddeus Young me 24 pikë, por nuk mjaftuan për ta ndalur Miamin.
Heat, me këtë u bë skuadra e katërt në histori të NBA-së, që arriti një seri prej 20 fitoreve rresht. Këtë shifër, me këtë formë, mund ta ngris edhe më edhe më shumë, ngase ndeshjen e radhës do të luaj kundër Milwaukee Bucks.