HEAT

REUTERS/Robert Sullivan
E kaluan edhe Indianën
11 March, 2013 @11:45
Kampioni aktual Miami, nuk është duke mëshiruar aspak në 18 ndeshjet e fundit. Djelmoshat e trajnerit Erik Spoelstra, janë duke shkelur çdo kundërshtar që po i del përpara.
Viktima e radhës ishte Indiana Pacers, e cila aspak nuk ishte efektive në ndeshjen kundër Miamit. Heat, gjatë tërë ndeshjes ishte në epërsi, ku me mbrojtje agresive arriti ta vazhdojë serinë e fitoreve dhe e mposhti kundërshtarin me rezultat 105-91.
MVP-ja aktual LeBron James, në këtë ndeshje, shënoi më pak pikë se që jemi mësuar. James luajti vetëm me 13 pikë, por e dirigjoi skuadrën me 7 asistime dhe gjithashtu i rrëmbeu edhe 6 kërcime, ndërsa treshen e koshashënuesëve e plotësuan Mario Chalmers me 26 pikë, Chris Bosh me 24 dhe Dwyane Wade me 23 sosh.
Miami Heat arriti fitoren e 18-të me radhë që është seria e gjashtë më e mirë në histori të NBA-së, kurse rekordin në këtë drejtim e mban skuadra e Houston Rockets me 22 fitore rresht.