DARDANI

BOROZANI/Edrin Shkuliqi
Kthehet pas 2 javëve
10 March, 2013 @17:45
Lëndimi i Dardan Berishës në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Pejës dhe Bashkimit ka dalë të jetë jo shumë serioz.
Ai do të duhet të pushojë dy javë për t’u shëruar plotësisht nga lëndimi i pësuar, e cila ka dalë të jetë vetëm një ndrydhje e lehtë në këmbë.
Kështu, ai do të mungojë vetëm në ndeshje ndaj Vëllaznimit dhe Dritës, të cilët Peja ka fuqi t’i mposhtë pa problem. Gjithashtu, ai do të mungojë edhe në ndeshje për Kupë që Peja e luan në mesjavë ndaj Kosovës së Vushtrrisë.