BKT SUPERLIGA

BOROZANI/Erdis Driza
Derbi i finalistëve
10 March, 2013 @11:28
Pas derbit të mbrëmshëm në Karagaç të Pejës, ndërmjet Pejës dhe Bashkimit xhiroja e XVIII e BKT Superligës do të sjellë sonte edhe një derbi të madh të basketollit kosovar atë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Sigal Prishtina e cila humbjet e vetme këtë stinor i ka pësuar nga Peja (dy herë) do të kërkojë të vazhdojë serinë e fitoreve ndaj Trepçës, derisa me kthimin nga lëndimi të Edis Kurajës, nuk ka ndonjë mungesë të theksuar në skuadër.
Në anën tjetër kampioni aktual i BKT Superligës dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Trepça, e cila ende nuk e ka fituar asnjë derbi në TOP katërshe këtë stinor, vuan për një fitore për të kthyer vetëbesimin dhe për të vërtetuar forcën.
Në ndeshjet e deritashme të këtij stinori, Sigal Prishtina ka mposhtur dy herë Trepçën. Mirëpo, nëse shikohet forma e basketbollistit më të mirë të vitit të kaluar, Drilon Hajrizi, si dhe kthimi nën kosh i qendrës amerikane, Dennis Mims, Trepça sot do të kërkojë hiq më pak se fitore në kryeqytet.
Në stinorin e kaluar gjatë kampionatit të rregullt, Sigal Prishtina dhe Trepça, kishin shënuar fitore si vendas duke dalë 2-2 me fitore para Play Offit. Mirëpo, fundi i stinorit ka qenë maestral për mitrovicasit të cilët fituan dy trofetë e baketbollit kosovar. Xehetarët mposhtën Sigal Prishtinën në gjysmëfinale të Kupës, për të fituar pastaj trofeun në finale, si dhe në ndeshjen e fundit të finales së Play Offit ata arritën që të mposhtin kryeqytetasit në folenë e tyre për t’ia marrë titullin nga dora.
BKT SUPERLIGA, SONTE:
20:15, Pallati i Rinisë, Prishtinë | Sigal Prishtina - Trepça | (2-0) rezultati i përballjeve të ndërsjella 2012/13 | Gjyqtarë: A. Rifati, Xh. Mumini dhe A. Vula |
NDESHJET E GJYSMËSTINORIT VJESHTOR:
1 | Sigal Prishtina - Trepça | 69-60 | ||
2 | Trepça - Sigal Prishtina | 64-69 |