BKT SUPERLIGA

BOROZANI/Erdis Driza
Teleboysat shuajnë Dritën
9 March, 2013 @22:36
Djelmoshat e RTV 21-shit të udhëhequr nga boshnjaku Adin Adinovic kanë arritur që të shënojnë fitoren e dytë si vendas në edicionin pranveror të BKT Superligës duke e mposhtur Dritën e Gjilanit me 18 pikë epërsi.
Brandon Roberson ka qenë ndër basketbollistët më të dalluar të Teleboysave, që ka qenë i ndihmuar edhe nga amerikani tjetër i ekipit, Kendrick Jones.
Në anën tjetër te Drita, Obinna Agomo dhe Craig Blackmon kanë qenë ndër më të dallaurit, por përjashtimi i këtij të dyti, për shkak të pesë gabimeve personale ka bërë që RTV 21, të mos ketë problem në fund dhe të shënojë fitore bindëse.
Me këtë fitore, Teleboysat kanë regjistruar fitoren e tetë në kampionat, derisa Drita humbjen e 14-të.
BKT SUPERLIGA, SONTE:
RTV 21 - Drita | 98-80 |