BKT SUPERLIGA
BOROZANI/Lis Dormabari
Peja - Bashkimi, sonte
9 March, 2013 @12:22
Peja dhe Bashkimi do të jetë ndeshja e madhe sonte që do të luhet në kuadër të xhiros së XVIII të BKT Superligës në basketboll.
Peja, e para në renditje, prej se ka ardhë Dardan Berisha në ekip, nuk din për humbje (hiq një nga Sigal Prishtina) në kampionat. Të verdhit kanë fituar në dy ndeshjet e zhvilluara gjatë stinorit vjeshtor ndaj Bashkimit dhe atë bindshëm.
Bashkimi që këtë stinor ka arritur të mposht vetëm Trepçën nga katërshja e madhe nuk shkon e dorëzuar në Pejë. Edhe pse shumëkush beson se vetëm koshdallimi pejan do të jetë në pyetje, Bashkimi nuk do të jetë kafshatë e lehtë për t’u kapërdirë nga pejanët.
Gjithashtu, me këtë ndeshja Peja do të përfundojë luftën me ekipet e TOP katërshes për këtë cikël, pasi që është ndesh me Sigal Prishtinën dhe Trepçën në javët e kaluara.
Për Bashkimin dhe përforcimet e tij, ky do të jetë dueli i parë ku do të mund të masin forcën dhe cilësinë e tyre.
Në ndeshjen tjetër që zhvillohet sot, takohen dyshja entuziaste e BKT Superligës, RTV 21 dhe Drita. Teleboysat presin fitore të sigurtë, por Drita me Craig Blackmonin si lider, dëshiron të befasojë edhe kryeqytetasit.
BKT SUPERLIGA, SONTE:
20:00, Pallati i Rinisë. Prishtinë | RTV 21 - Drita | (1-1) rezultatet e ndeshjeve të ndërsjella | Gjyqtarë: H. Grezda, U. Hasani dhe A. Goçaj |
20:00. Karagaç, Pejë | Peja - Bashkimi | (2-0) rezultatet e ndeshjeve të ndërsjella | Gjyqtarë: M. Gashi, D. Mehmeti dhe E. Raqa |
FAKT:
1 | Bashkimi herën e fundit e ka mposhtur Pejën në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në stinorin e kaluar 2011/12. |
FAKT:
1 | RTV 21 në stinorin e kaluar e ka mposhtur Dritën 20-0, për shkak të sulmit të basketbollistit Qëndrim Demi (Drita) ndaj referit. |